
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur një vizitë zyrtare në Tiranë Drejtuesen e Prokurorisë Feterale të Belgjikës dhe delegacionin e saj.
Manja bën me dije nëpërmjet një statusi në Facebook se biseda mes zyrtarëve ishte bashkëpunimi mes dy qeverive.
Manja shkeuan se Shqipëria mbetet e angazhuar për një sistem drejtësie të fortë e të sigurt.
Postimi:
Kënaqësi të mirëprisja znj. Ann Fransen, Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, dhe delegacionin e saj në Shqipëri 

.





Si ish-Prokuror dhe Ministër i Drejtësisë, ishte kënaqësi të dëgjoja nga miqtë belgë vlerësimin më të lartë për profesionalizmin, integritetin dhe punën e kolegëve të tyre në SPAK, në luftën kundër krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme. E sigurova znj. Fransen për përkushtimin tonë të palëkundur në ofrimin e ndihmës juridike reciproke dhe mbështetjen e hetimeve penale.

Shqipëria mbetet e angazhuar për një sistem drejtësie të fortë dhe për një shoqëri më të sigurt, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian 
!






