Atilla Kardesh la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ditën e djeshme — 3 ditë pasi ishte bërë pjesë e saj.
Hyrja e Kardesh shkaktoi shumë zhurmë në rrjet, duke nxitur protesta në objektin e “Klan Kosova” dhe reagimin e Ministrisë së Drejtësisë për largimin e tij nga programi.
Mirëpo me t’u larguar nga reality show, ish-banori është përballur me diçka të papritur në rrjetet sociale.
Pavarësisht pretendimeve për dhunë fizike nga ish-partnerja e tij, Drenusha Latifi, Kardesh ka fituar mbi 8 mijë ndjekës në Instagram.
2356 ishte numri i ndjekësve të tij pa hyrë në BBVK, ndërsa tani ka shkuar në rreth 10300 ndjekës. Nga ana tjetër, Atilla ka postuar në profilin e tij një video nga BBVK, e cila çuditërisht pas reagimit masiv, ka marrë shumë komente pozitive.
The post Ish bashkëshortit të Drenushes,Atilla Kardesh, i ndodh e papritura pas largimit nga BBVK… appeared first on XL Media.