January 6, 2025
kamarda-jpg.webp.webp


Francesco Camarda do të jetë titullar në ndeshjen e Milanit ndaj Cagliarit, në Serie A.

16-vjeçari do të luaj në vend të Alvaro Moratas, i cili pësoi një lëndim në kokë gjatë stervitjes, shkruan IndeksOnline.

Se Camarda do të jetë titullar e ka konfirmuar trajneri i Milanit, Paulo Fonseca gjatë konferencës për media.

Duke folur për lëndimin e Moratas, tekiku portugez tha se i duhuri për ndeshjen e nesërme në vend të sulmuesit spanjoll është talenti italian.

“Ishte një situatë e çuditshme, në një stërvitje dje ai u përplas me Pavlovic. Fillimisht, nuk mendova se ishte një problem i tillë siç doli të ishte, por ai nuk është gati të luajë nesër. Ai është mirë, por nuk është gati.

Morata për momentin ka një rol shumë specifik. Morata nuk është gjithmonë një sulmues, por shumë herë ai është një lojtar që zhbllokon linjat e pasimeve.

Unë mendoj se Camarda tani është më e gatshme se Abrahami për të luajtur këtë rol.”, deklaroi Fonseca.

Camarda tashmë është bërë lojtari më i ri që ka luajtur në një ndeshje të Serisë A në moshën 15 vjeç e 260 ditë më pak se një vit më parë, dhe tani do të vendosë një rekord si lojtari më i ri ndonjëherë që fillon një ndeshje në Serie A për Milanin në epokën moderne



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *