Mbrëm në disa vende të Maqedonisë mund të vërehet rritje enorme e ndotjes së ajrit.
Më alarmante ka qenë në Shkup, ku stacioni matës në Lisicë ka matur ndotjen më të madhe, gjegjësisht 197 miligramë grimca PM10 për metër kub.
Kërçova dhe Strumica janë në vendin e dytë dhe të tretë për nga ndotja e shtuar, kurse Velesi, Kavadarci dhe Tetova janë gjithashtu në listën e më të ndoturve.
Maqedonia njihet për ajër jashtëzakonisht të ndotur, sidomos në muajt e dimrit kur temperaturat janë të ulëta.