December 28, 2024
parisi-i-shpeton-ne-fund-permbysjes_672d4dd7250bd.jpeg


Parisi në basketboll ka fituar me Partizanin e Beogradit 74:71, ndeshje e vlefshme për javën e 8 në Euroligë.

Ndeshja nisi me skuadrën franceze që krijoi menjëherë një avantazh me 9 pikë 19-10 e më tej Partizani arriti ta barazonte. I njëjti avantazh u krijua edhe në periodën e dytë dhe sërish skuadra serbe e barazoi.

Pjesa e parë u mbyll 37-35 me një ekulibër të mirë që më tepër ishte falë gjuajtjeve të sakta pas kundërsulmeve të të dyja palëve.

Perioda e tretë nis ndryshe, me shumë gjuajtje për tri pikë dhe më tepër lojë një me një. Në pjesën më të madhe skuadra mbrojnë zonë dhe kjo i detyron të ndryshojnë planin e sulmit.

Partizani del në avantazh për herë të parë në periodën e tretë por Parisi nuk ndalet. Ndeshja në fund ndahet tek detajet e vogla.

Partizani ka një mundësi të fundit me Ntilikinen, por francezi gabon trepikëshin ndërsa në sekondën e fundit e provon edhe Lundberg por sërish nuk shënon dhe Parisi arrin të fitojë duke u ngjitur në vend të 6-të, ndërsa Partizani zbret në vend të 16.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *