December 28, 2024
lazio-perfekt-ne-europa-league_672d3cc15993d.jpeg


Lacio fitoi kundër Portos në javën e katërt në Europa League, me dy gola të shënuar në fundin e çdo pjese. Për italianët ishte fitorja e katërt dhe ka pikë të plota, 12.

Lazio vazhdoi ecurinë perfekt në Europa League me golat e shënuar në sekondat e fundit të çdo pjese kundër Portos. Ndeshja e luajtur në Olimpico të Romës dhe e transmetuar direkt në RTSH 1, nisi nën ritmin e Lacios që në sekondat e para, ndërsa portugezët luajtën të tërhequr në gjysmëfushën e tyre dhe me mbulime të kujdeshme. Porto u besoi kundërsulmeve, por nuk arriti të rrezikonte, edhe pse më pas arriti të ulte ritmin e italianëve dhe të ekuilibronte lojën.

Megjithatë, ishte Lacio që shkoi në avantazh në pushimin midis pjesëve. Pas krosimit nga këndi ishte Romanjoli që goditi me kokë dhe mposhti portierin Kosta. Pjesa e dytë nisi e shpejtë, me Porton në kërkim të barazimit dhe arriti ta gjente në minutën e 66-të, kur Eustakio goditi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Pas barazimit të dyja skuadra kërkuan fitoren, por në 20 minutat e fundit ishte edhe një herë Lacio që ngulmoi më tepër. Përpjekjet e lacialëve u shpërblyen në minutën e 92-të, kur Pedro u shkëput bukur në zonë dhe shënoi golin e fitores. Lacio shkon në 12 pikë, ndërsa Porto mbetet me katër.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *