62
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku një top i vogël i përdorur nga Diana për lojë, u shndërrua në shkak për debat mes saj dhe Gresës.
Gjithçka filloi kur topi, gjatë lojës, i ra Gresës.
Megjithatë, Gresa refuzoi t’ia kthente Dianës, duke e argumentuar se ishte lënduar nga goditja.
Diana u përpoq t’i sqaronte situatën, ndërsa të tjerët në shtëpi u rreshtuan në mbështetje të saj, duke u përpjekur t’ia marrin topin nga duart Gresës.
Momenti krijoi tension dhe përfshiu banorët e tjerë të cilët ndërhynë për të zbutur situatën dhe për të shmangur acarimin e mëtejshëm.