December 27, 2024
edi-ramaa.jpg


Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit me pensionistët në Korçë nuk la pa kursyer ironitë për partitë opozitare që bëjnë premtime për pensionet duke i krahasuar me Suden, firmën e njohur piramidale deri në vitin 1997.

‘Ne ta ngremë flamurin në Bruksel dhe ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Do të thotë që çifti Haxhi Qamili Sude nuk e kërcënon më Shqipërinë. Popujt e kësaj familje kanë disa garanci, sot jemi ende me hijen e Sudes. Hija e Haxhiut po tretet, Sudja është shumë e pranishme. Vetëm dëgjojini. Këta sharlatanë mendojnë se pensionistët e votojnë PS se janë komunistë. Nuk është kështu.

Janë analistët më të mirë të politikës në Shqipëri. Ata që dalin dhe shkruhet aty poshtë analistë janë sharlatanë. Pensionistët e dinë mirë se ç’është puna dhe si krijohet e mira me punë dhe sa e vështirë është. Pensionistët nuk janë të shkollës kur aritmetika u bë 7×7 42. Janë të një shkolle ku 1 dhe 1 bëhen 2. Këta të bëjnë të vdekur. Dhe prandaj kur t’ju dalin në Tv, mos e harroni se po ju flet Sudja me fytyra të ndryshëm, me disa zëra rinorë, zëra të çjerrë.’



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *