December 28, 2024
edi-rama1.jpg


Kryeministri Edi Rama nga Korça foli për skemën e pensioneve, ku tha ndër të tjera se diskutimi bëhet sepse është hapur rruga për rritjen e pensioneve.

Rama fajëson skemën e mëparshme, duke thënë se deri në 2013 ishte vendosur një tavan që pensioni mos ishte më i madh se 240 mijë lekë të vjetra, por tashmë kjo ka ndryshuar.

Për mbledhjen e sigurimeve nga pagat në shtet, Rama u shpreh se e kanë më të thjeshtë, por problemi mbetet tek pagat në sektorin privat.

“Problemi është tek pagat në sektorin privat. Ne e kemi gjetur skemën me 520 mijë kontribuues dhe e kemi rritur në 800 mijë kontribuues. Që do të thotë janë 300 mijë kontribuues më shumë që kemi në skemë. Për këtë arsye skema që financon pensionet që garantonte 510 mln euro në total, sot mbledh 1.3 miliard. Por nuk mjafton sepse për të paguar pensionet na duhen 1.8 miliardë. Midis 1.3 dhe 1.8 është një gjysmë miliardë euro që paguhet nga shteti për të dhënë këto pensione që janë. Ne kemi rritur bonusin e fund vitit”, tha Rama.

Rama: Trashëgimi në të gjitha fushat ka qenë problematike, por sidomos në fushën e pensioneve ka qenë dramatike. Na është dashur kohë e gjatë për të gjithë ju, por jo kohë e gjatë për mënyrën si funksionon sistemi i pensioneve.

Që një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kosto e një brezi të tërë. Kjo është botërisht e njohur. Skema e pensioneve që ne trashëguam ishte një skemë skandaloze dhe vetëm për të shtyrë të sotmen, pa menduar për të nesërmen e pensionistëve.

Ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lekë dhe pavarësisht se cfarë kontributesh kishin dhënë njerëzit nuk merrnin pension më shumë se 24 mijë lekë. Pensioni mesatar në 2013 ishte 105 euro. Pa folur pastaj për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë. Ne gjetëm dhjetëra mijëra pensionistë pa pension fare sepse nuk kishin kontribuar në skemë. Ne bëmë reformën që tavani i atëhershëm të zhbëhet dhe sot të kemi një numër pensionistësh që marrin pension  edhe 300 edhe 350 apo 400 mijë lekë. Nga ana tjetër kemi një pasqyrë diferencimi midis mësuesve psh që kanë dalë në pension para 2014 dhe ata që kanë dalë pas 2014. Ata që kanë dalë pas 2014 marrin pension më të madh se ata që kanë dalë para 2014.

Thonë disa që ju keni 11 vite në qeveri dhe bëni diskutime për të shkuarën? Po po, është e rëndësishme kujt ja beson qeverinë sepse ja cfarë ndodh. Kur e nisëm këtë detyrë e kishim PPP nën 10 mld euro, sot është 24-25 mld euro. Pra e kemi rritur volumin ekonomik të vendit. Pagat sot janë rritur dhe qoftë në aspekt të rritjes së prodhimit, qoftë në aspekt të pagave ne sot jemi në mesataren e lartë të rajonit. 950 euro është paga mesatare e mësuesit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *