Florentino Perez është i shqetësuar për atë që sheh në ekipin e Real Madridit.
Ai ka bërë thirrje për një përmirësim urgjent të lojës së ekipit, raporton Relevo.
Presidenti i Real Madridit beson se performanca aktuale është nën pritshmëritë dhe duhet të ndryshojë shpejt.
Perez shprehu pakënaqësinë për mungesën e kohës së lojës për talentët e rinj Endrick dhe Arda Guler, pasi Ancelotti nuk i konsideron ata në planet e tij.
Askush në klub nuk e kupton pse sensacioni brazilian dhe ai turk nuk kanë më shumë minuta për të luajtur.
Ndjenja është se kjo skuadër është më e mira ndonjëherë dhe duhet shfrytëzuar maksimalisht.
Presidenti beson se me qasjen e duhur skuadra mund të arrijë suksese të mëdha këtë sezon.