January 10, 2025
copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-xl-social-media.png-5-1.jpg


Mevlan Shaba ka treguar për një histori që i kishte ndodhur menjëherë pas ndarjes nga ish-partnerja e tij.

Ai thotë se pas gjashtë muajsh e ka kapur një periudhë ankthi e depresioni që ka qenë shumë e vështirë për të. Konkurrenti i BBVK thekson se ka pasur simptoma të ndryshme saqë i humbi shpresat për jetën.

Pas ndarjes e kam përjetuar keq dhe pas një kohe, gjashtë shtatë muaj më ka kapur kjo periudha e ankthit, depresionit që ka qenë një periudhë shumë shumë shumë e vështirë, që unë me thënë të drejtën s’e kisha përjetuar kurrë.

Kam pasur simptoma të ndryshme, kisha humbur edhe shpresat e jetës që nuk do të bëhesha kurrë njeri, isha një lloj që nuk e kisha imagjinuar kurrë nga sot nesër. S’kisha fuqi as të ecja, më dukej çdo gjë kot. Nuk doja të shihja asnjë njeri.

Se isha i lidhur atë kohë me dikë tjetër, por që nuk isha i dashuruar sepse isha akoma i dashuruar me dikë tjetër dhe ai person më ka ndenjur aq shumë afër atë periudhë, kudo që të jetë ishalla Zoti i dhëntë të gjitha të mirat se s’është më me mua sigurisht. Nuk harroj atë personin që më ka ndenjur afër.”– tregoi banori.

Mevlani ka qenë i njohur për disa lidhje dashurie me emra të njohur të showbiz-it.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *