Postuar: Nëntor 2, 2024 | 9:43
Dinamon e shpëton gjithnjë ai: Peter Itodo Mandela. Me golat e tij po mban blutë në garë për fitimin e titullit, edhe pse me rrjetën e fundit nuk i dha dot skuadrës tri pikët.
Ai ka dhënë një prononcim për “Panorama Sport” pas ndeshjes ku është ndalur te rivaliteti me Bekim Balajn e Vllaznisë.
“Nuk i shoh këto gjëra tani, por di të them që në fund të sezonit do të më shihni mua të parin. Qëndron në fuqi premtimi që kam dhënë që do të shënoj mbi 20 gola”, mbylli prononcimin e tij për gazetën autori i gjashtë golave këtë edicion, i cili nuk e fsheh ambicien personale që pas shpalljes si golashënues sezonin e kaluar me Luzi 2008 në Kategorinë e Parë, ta përsërisë një gjë të tillë edhe në Kategorinë Superiore me ekipin e Dinamos.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL