Banorja e Big Brother Vip, Xhaneta Fetahu teksa ka qenë duke debatuar me banorët, ka zbuluar një sekret të rëndësishëm të produksionit.
Ajo ka treguar se Ana ka komunikuar me motrën e saj në dhomën e rrëfimit, një veprim i cili bie ndesh me rregullat e këtij reality-show.
“Oj zemër, shko fol pak edhe me motrën tënde në dhomë të rrëfimit, e hajde tani këtu. Ti na ke treguar diçka që s’të është lejuar, ti i ke thyer rregullat e produksionit,” i tha Xhaneta Anës.
Gresa e shtangur nga tradhëtia që konkurentja bëri ka kaluar në ofendime ndaj saj.
“Mos, sa e ulët… Sa e paftyrë,” iu kthye ajo Xhanetës.
Në këtë debat ka marrë pjesë edhe Xuxi i cili i doli në mbrojtje Anës dhe Xhanetën e cilësoi si të pabesë.
“Tradhtare, tradhtare. Po tregon çka të ka tregu në besë,” tha ai.