Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që edhe një gënjeshtër e madhe e OBRM-PDUKM dhe Aleksandar Nikollovskit u demantua tërësisht, sepse vet Nikolovski e konfirmoi në Kuvend që askush nga radhët e BDI-së nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë, siç akuzonte me javë me radhë ai vet, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.
Nikollovski, theksojnë nga atje, në Kuvend shpalosi emra të 4 kompanive që kanë blerë tokë në aksin Shkup – Bllacë për nevojat e tyre dhe asnjëra nga ato nuk ka asnjë lidhje të vetme me asnjë funksionerë të Bashimit Demokratik për Integrim.
“BDI, kohë më parë, kishte kërkuar që Nikollovski të zbulojë publikisht të gjithë emrat e funksionerëve të BDI që sipas tij kanë blerë tokë në aksin rrugor Shkup – Bllacë.
Nikollovski dje në Kuvend e demantoi vetvetën dhe VMRO-DPMNE-në.
Reterimet e përditshme të Qeverisë, si për korridorin 8 ashtu edhe për autostradën Shkup – Bllacë, shfaqin mungesë serioziteti dhe lehtësinë e shpërndarjes së lajmeve të rrejshme nga vet qeveria dhe ministrat e qeverisë pa legjitimitet etnik.
Qytetarët janë bindur që pretendimet e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN duhet ti marrin me rezerva të mëdha pasi që ndryshuan mendjen për çdo çështje dhe demantuan vet çdo akuzë të tyre të rrejshme”, thonë nga BDI.