December 28, 2024
Capture-168.png


Një ngarkesë prej 40 kilogramësh drogë, e ndarë në 36 pako me vlerë tregu rreth 3 milionë euro sipas hetuesve, është sekuestruar në portin e Livornos, Itali.

Tre persona janë arrestuar dhe sipas medieve italiane, bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë.

Shqiptarët po përpiqeshin të nxirrnin lëndën narkotike nga një kontejner, i cili mbërriti nga Ekuadori.

Të tre janë kapur në flagrancë nga policia.

Lënda narkotike, pasi të jetë marrë dhe analizuar në laborator, do të asgjësohet.

Prefekti i Livornos, Giancarlo Dionisi, vlerësoi operacionin.

“Një operacion profesional që synon të godasë krimin e organizuar, i cili përdor Livornon si një portë për trafikun e drogës”, tha ai.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *