October 8, 2024

Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj

0


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Xhemal Saliaj, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4 tetor.

KPK e mori vendimin për subjektin e rivlerësimit me shumicë votash.

Xhemal Saliaj mbante detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Pamela Qirko relatore, Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *