October 8, 2024

Tubimi i opozitës para kryeministrisë, 1200 persona nisen nga Elbasani

0


Sot opozita mban tubimin e saj para Kryeministrisë. Strukturat organizative në qarqe kanë marrë masa për një protestë me pjesëmarrje të lartë .

Vetëm nga Bashkia e Elbasanit mësohet se do të nisen në protestë rreth 1200 persona.Ndërkohë pjesëmarrje mësohet se do të ketë edhe nga 6 bashkitë e tjera të qarkut. Për të shmangur bllokimin e protestuesve dhe kthimin pas nga policia transporti drejt Tiranës mundësohet me mjete private.

Madje për të mos ia lënë momentit të fundit një pjesë e protestuesve pavarësisht distancës së afërt me Kryeqytetin është nisur më herët.

Elbasani është një qark ku pritet të ketë pjesmarrje në protestë, kjo edhe për faktin se Drejtuesi Politik Ervin Salianji ndodhet pas hekurave.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *