Inspektorë nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor nga sot në mëngjes po kryejnë mbikëqyrje inspektuese në spitalin Kozle dhe Klinikën e fëmijëve në Shkup, pasi që pardje vdiq foshnja 14-muajshe, ndërsa paraprakisht prindërit e tij kërkuan të hospitalizohet, por nuk është pranuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup, konfirmoi sot minsitri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili pas shënimit të Ditës së dhurimit të organeve u përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Ministri i Shëndetësisë, Taravari theksoi se sot në mëngjes la pasur takim me drejtorin e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor.
“Takimi i aprë sot në mëngjes ishte me drejtorin, ekipi tashmë është në terren. Komisioni tashmë është formuar dhe ndodhet në punë, në terren për t’i hetuar të gjitha faktet dhe argumentet”, deklaroi Taravari.
Ai konfirmoi se inspektorët e ISHSSH-së dhe të Komisionit i cili është formuar nga ana e tij tashmë rpej orës 9:00 ndodhen në dy spitalet në Shkup.
Përndryshe, ministri i Shëndetësisë, Taravari dje konfirmoi se fëmijës, i cili ndërroi jetë në Klinikën e fëmijëve, paraprakisht i ishte refuzuar hospitalizimi dhe theksoi se “dikush duhet të bartë përgjegjësi kur ka raste të këtilla tragjike në sistemin shëndetësor”