October 7, 2024

Rahoveci triumfon ndaj Kastriotit në ‘Bill Clinton’

0


Rahoveci e ka mposhtur Kastriotin, me rezultat 39-35, të shtunën në ‘Bill Clintoni’, në kuadër të xhiros së katërt të elitës së hendbollit kosovar.

Vendasit vonë u futën seriozisht në lojë. “Vreshtarët” krijuan epërsi 7:1, 8:2 e 9:3 dhe vetëm më pas ferizajasit nisën të reagojnë. U afruan në 9:6 e 10:7, por sërish mysafirët krijuan epërsi të lartë.

Pjesa e dytë ishte dukshëm më e fortë dhe më interesante. Në minutën e 36-të, Kastrioti ngushtoi rezultatin në 22:19. Por pranuan gol të  lehtë për 23:19 dhe kjo sikur ndali hovin e tyre. Loja e fortë megjithatë vazhdoi, por Kastrioti ia doli të afrohet vetëm në katër gola dhe atë disa herë.

Lojtarët e Rahovecit e  ruajtën qetësinë dhe epërsinë e krijuar e mbajtën deri në fund.

Antonio Vozila i shënoi nëntë gola për Rahovecin. Tetë i kishte  Mali Luzha e gjashtë Jeton Bislimi.

Te Kastrioti 11 gola i shënoi Rron Ramadani e 10 i kishte Deniz Terziqi.

Për kampionin në fuqi, Rahovecin, është fitorja e katërt rresht, e cila udhëheq në tabelë me tetë pikë derisa Kastrioti e pësoi humbjen e dytë, ndërsa e ka edhe një fitore.

Ndërkohë, Besa Famgas fitoi pa telashe ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 49:22. Pejanët janë në vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse, Trepça është e fundit, në kërkim të pikëve të para.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *