December 29, 2024
copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-xl-social-media.png-6-1-5.jpg


Në puntatën e parë të “Goca & Gra”, Heidi Baci shprehu mendimet e saj mbi brezin e ri, duke theksuar se “ne jemi një brez që heqim dorë shumë shpejt dhe lehtë nga lidhjet dhe angazhimet.

Ajo theksoi se kjo është një e vërtetë e hidhur, duke vënë në dukje se shumë pak njerëz bëjnë sakrifica për të rregulluar gjërat në jetën e tyre.

“Jemi një brez që heqim dorë shumë shpejt, shumë lehtë, kjo është e vërtetë. Nuk bën asnjëri asnjë pikë sakrifice për të rregulluar gjërat. Në kohët e kaluara ishin mësuar njerëzit t’i rregullonin gjërat, të rrinin. Ne nuk rrimë më,” tha Heidi.

Deklarata e saj vjen pas lajmeve për përfundimin e lidhjes së saj me Romeon, duke lënë të kuptohet se në vështirësitë që marrëdhënia e tyre mund të ketë patur, për aktorin zgjidhja më e lehtë ka qenë ndarja.

Mesazhi i Heidit është një thirrje për të rishikuar qasjen tonë ndaj lidhjeve dhe për të kuptuar se ndonjëherë është e nevojshme të punosh fort për ato që duam, në vend që të heqim dorë në momentet e vështira.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *