Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur se është e domosdoshme që projektligjet e sesionit vjeshtor të miratohen.
Nëse jo, Kusari-Lila thotë se ato do të kthehen në pikën zero, “andaj nuk do të donim të kemi një situatë nga puna voluminoze që bëhet, ligjet të kthehen, pra të mos miratohen”.
“Është e domosdoshme që 54 projektligje që janë në mes dy leximeve, të përmbyllen në këtë legjislaturë. Ne gjithsej jemi 62 deputetë, bashkë me grupin multietnikë, andaj ajo që mbetet kyçe është prezenca e tyre fizike në Kuvend”, u shpreh Kusari-Lila.
Sa i përket dy deputetëve të larguar nga kjo parti, se a do të marrin pjesë apo jo në votime, mbetet të shihet.