December 28, 2024
albin-kurti.png


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Republika e Kosovës ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimet deri te kontrolli i shtuar, por vetëm për një pikë kufitare, atë në Merdar. Për të tjerat pika Kurti tha se masa do të ndërrojë posa Kosova t’i ketë skanerët që do të vendosen në të gjitha pikat kufitare. Kreu qeveritar ka përsëritur se masat asnjëherë nuk kanë qenë tregtare, por të sigurisë.

Kryeministri Kurti tha se në shtatë ditët e ardhshme do të jenë dy zhvillime të rëndësishme siç është mbledhja e CEFTA-s dhe Procesi i Berlinit.

I pyetur nëse për ndryshimin e kësaj mase është koordinuar me qeverinë gjermane e cila ka kërkuar heqjen e plotë të masave ndaj mallrave serbe, Kurti është shprehur i bindur se ndryshimi i masës do të sjellë sukses të plotë edhe në CEFTA edhe në Procesin e Berlinit.

“Le ta ritheksojmë që masat tona nuk kanë qenë e nuk janë asnjëherë tregtare, janë masa të sigurisë. Në 2 vitet e fundit Serbia ka sjellë 4 herë ushtrinë e saj te kufiri i Kosovës. Vitin e kaluar e këtë vit kemi pasur 4 konfiskime të mëdha të armatimit dhe të municionit, ndërkohë që grupi paramilitar terrorist që vrau rreshterin e policisë, Afrim Bunjaku vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Nëpërmjet rrugëve të ndryshme mund të kenë qenë jo vetëm ilegale nëse kanë hyrë mallra të gatshme nga Serbia e ne nuk i kemi hapur ato dhe ne nuk mund të përjashtojmë që diçka edhe përvidhet. Kjo i ndodhë  edhe Shteteve të Bashkuara edhe vetë Gjermanisë”, tha tutje Kurti.

Kreu qeveritar tregoi se si në Hamburg ka parë si duket edhe skaneri statik edhe mobil, prandaj tha se duhet të ndërmarrin masa të sigurisë, asnjëherë tregtare.

“Në një nga pikat kufitare ne po e bëjmë këtë ndryshim të masës sipas letrës që ia ka dërguar Drejtorit të Doganave,  Ministri i Punëve të Brendshme. Ai është marr me këtë punë. Por, me këtë punë është marr gjithë qeveria, prej meje, e sidomos zëvendëskryeministri  deri te këshilltarët e mi. Këta kanë biseduar e negociuar edhe me BE-në e në veçanti me Gjermaninë,  e ndryshimi i masës që e bëjmë që pasnesër në CEFTA e të hënën në Procesin e Berlinit të kemi sukses të plotë”, tha ai.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *