Einxhel Shkira nuk i ka të shpeshta intervistat, por tashmë e kemi mësuar se pyetjet më të mira dhe të drejtpërdrejta i bëjnë ndjekësit. Moderatorja u ka lënë një hapësirë anonime në rrjetet e saj sociale për ta pyetur mbi gjithçka dhe sigurisht, aspektet kryesore ishin lidhja me Dagz, familja dhe karriera.
Për shkak të numrit të lartë të pyetjeve dhe gjatësisë së përgjigjeve, në këtë artikull do të gjeni fillimisht gjithçka që Einxhel ka rrëfyer për jetën e saj personale – kështu që rehatohuni me një kafe turke dhe bëjmë pak muhabet… 🙂
Një ndjekës ka kapur ‘mat’ kunatën e saj duke folur për të dhe ka mbetur i befasuar, ndërsa ka zbuluar edhe çelësin e suksesit të marrëdhënies me Dagz.
-Kam dëgjuar kunatën tënde në kafe duke folur për ty… jam habitur, edhe motra nuk flet aq mirë për motrën!
Aurora Gumnishta, ec e fol keq po deshe! Duke e njohur se çfarë njeriu i drejtë është kunata ime, e di që fjalët e këqija s’do t’i thoshte kurrë te dikush tjetër por do të shprehej tek unë nëse diçka s’do të ishte okej. E kam thënë gjithmonë që ne të dyja dhe motra të ishim s’do të ngjanim kaq shumë. P.s, më dhimbset Dagz kur bëhemi të dyja bashkë.
-Jeni shumë të mirë me Dagz. Cili është çelësi i suksesit të dashurisë suaj duke ditur sesi funksionon estrada, sa gjëra false ka?
Mendoj se të gjithë, pavarësisht statusit të tyre, kanë problemet që çdo çift ka në jetën e përditshme. E nëse do të ishim ndryshe atëherë do të mendoja që diçka s’është okej me ne. Sigurisht është më e vështirë të debatosh lirshëm kur je nën vëzhgim dhe për detaje nga mijëra sy e veshë, por gjithsesi mendoj që çift showbiz-i ose jo, ajo që mban një marrëdhënie është dashuria e madhe dhe respekti që kanë ndaj njëri-tjetrit! Por le të themi që dhe dashuria për ushqimin është një çelës i fortë.
-E ke problem që Dagz është disa vite më i vogël se ti?
Me thënë të drejtën e harrojmë këtë fakt. Vetëm kur nënshkruajmë ndonjë dokument kujtohemi.
-A e ke menduar para se të bëhesh nënë që do të lësh karrierën dhe do të merresh vetëm me fëmijë?
Po, gjithmonë kam menduar se kur të ndihesha dhe gati të vija familjen para çdo gjëje tjetër! E unë në fakt nga karriera kisha hequr dorë me kohë por s’e mendova kurrë që do të trokisnin të dyja njëkohësisht. Megjithatë mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do e ribëja të njëjtën gjë.