Erling Haaland mbetet dëshira kryesore e Barcelonës në afatin kalimtar veror.
Ylli i Cityt mund të largohet nga kampionët e Anglisë, vetëm nëse skuadra angleze dënohet rëndë.
Fabrizio Romano ka folur për thashethemet e fundit që lidhin E rling Haaland me një kalim te Barcelona.
“Erling Haaland – Barcelona ka qenë e lidhur me yllin e Manchester Cityt në shtypin spanjoll, por ndjenja ime e sinqertë është se parashikimi se çfarë do të bëjë Barca tani për verën e 2025 do të ishte diçka krejtësisht e sajuar”.
“Do të varet nga Fair Play Financiar dhe se si do të shkojë ky sezon. Është ende fillimi i tetorit”.
“Në klub, ata absolutisht nuk po punojnë në këto lloj marrëveshjesh të mëdha për verën e vitit 2025 tani”.
“Haaland është i fokusuar vetëm te Man City, nuk ka asgjë konkrete në vazhdim – mund ta garantoj këtë”, ka raportuar Romano.