54
Nëna e Sean ‘Diddy’ Combs, Janice Smalls Combs, ka dhënë një deklaratë në mbrojtje të djalit të saj për shkak të aktakuzës së tij për trafikim seksual dhe më shumë se 100 akuzave për sjellje të pahijshme.
“Unë vij tek ju sot si një nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat e bëra kundër djalit tim, Sean Combs”, tha Janice, 84 vjeç, për Dailymail.com në një deklaratë përmes avokates së saj Natlie G. Figgers.
“Është zemërthyese të shoh djalin tim të gjykuar jo për të vërtetën, por për një tregim të krijuar nga gënjeshtra”.
“Të dëshmosh atë që duket të jetë si një linçim publik i djalit tim përpara se ai të ketë pasur mundësinë të provojë pafajësinë e tij është një dhimbje shumë e padurueshme për t’u shprehur me fjalë”.