Chelsea është informuar nga UEFA se ndeshja e Ligës së Konferencës kundër Astanës do të luhet 650 km më në jug-lindje të vendit fillestar në Almaty, Kazakistan.
Arsyeja është se stadiumi i Astanës është në rinovim.
Lokacioni i ri ku do të luhet ndeshja është 200 kilometra nga kufiri kinez.
Ky do të jetë destinacioni më i largët që Chelsea do të luajë në kompeticionet evropiane të klubeve në historinë e tyre.
/GazetaBlic Sport