December 21, 2024
Meta2-675x450-1.jpg


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar deputetin e PD Ervin Salianji me 1 vit burg.

Në lidhje me këtë zhvillim, është prononcuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai tha se gjykatat po marrin vendime politike, duke thënë se ndaj Salianjit ka një hakmarrje nga ana e maxhorancës.

Ilir Meta: Gjykatat marrin vendime politike. Kjo është hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, për denoncimet që ka bërë kundër trafikut të drogës, ku janë të përfshirë deputetë të maxhorancës dhe është përpjekje që ai të jetë deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Besoj se është hakmarrje dhe për fitoren e Bashkisë së Kavajës, nga një sistem kriminal drejtësie. Drejtësia është bërë partiake. Ka shumë pak akte të pavarura.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *