October 6, 2024

Ëndërr të përfaqësoj Shqipërinë, përgjegjësi më e madhe

0


Postuar: Shtator 18, 2024 | 13:28

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asist kundër Jokohamas në ndeshjen e vlefshme për “Championsin” e Azisë. 

asani

Kjo është tripleta e dytë në karrierë e Asanit me klubin e Guangjusë, pasi ka realizuar edhe një tjetër më herët, përkatësisht në mars të vitit 2023, ku Jasiri sapo kishte nisur aventurën në Korenë e Jugut dhe e kreu atë në ndeshjen kundër Incheon.

Pas ndeshjes, ylli kuqezi u shpreh i lumtur. “Është ëndrra e çdo lojtari që të përfaqësojë vendin në arena të mëdha. Prandaj unë kam një ndjenjë përgjegjësie shumë herë më të madhe kur luaj për Kombëtaren time, te Shqipëria.

Guangzhu kishte gjithashtu ndeshjen e parë historike. Këtë ndeshje fitorja erdhi nga të gjithë, jo vetëm nga mua, kemi punuar së bashku. Forca ime është i gjithë grupi, të gjithë shokët e ekipit, duhet të vazhdojmë të luajmë kështu”, tha Asani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *