December 30, 2024
mazrekaj1.jpg


Postuar: Shtator 17, 2024 | 15:05

Kategorinë e Parë po përjeton rininë e dytë, ku me golat e tij po e merr Besën përdore drejt rikthimit në Superiore pas një dekade. Sikurse është traditë, ai që realizon 3 gola në një takim të vetëm merr dhuratë topin me të cilin u luajt.mazrekajNë ndeshjen e djeshme, Besa-Kastrioti, ky fat i takoi Mentor Mazrekajt, por kapiteni nuk pranoi atë “sferën” pa marrë firmat e gjithë shokëve të ekipit, që me radhë nënshkruan në dhomat e zhveshjes. “Mora firmat e të gjithëve mbi top, pasi një të tillë mund të blesh sa herë të duash. E doja këtë gjë edhe për faktin se golat e mi janë tërësisht djersë dhe meritë e të gjithë shokëve. Këtë top me firmat e shokëve do ta ruaj si një kujtim të paharruar dhe po ashtu edhe emrat e atyre që realizuan këtë nder për mua”, u shpreh fillimisht Mazrekaj për “Panorama Sport”.

I ngacmuar nëse po përjeton një rini të dytë, Mazrekaj përgjigjet se nuk duhet të harrojmë, se te Besa erdhi si kampion i Maqedonisë së Veriut, me Strugën, dhe duhet se prisni akoma se nuk keni parë ende asgjë. “Kjo është tripleta e parë në karrierën time. Dua të ndihmoj Besën këtë vit, që të rikthehet në Superiore, pastaj do të shikoj për vitet e tjera. Dedikim për golat? Golat ia dedikoj bashkëshortes sime si dhe vjehrrit, që është një tifo shumë i flaktë i futbollit”, u shpreh në fund golashënuesi më i mirë i besës dhe Kategorisë së Parë, Mentor Mazrekaj që me 3 golat e djeshëm ka shkuar në kuotën e 6 golave në 4 javë.

F.FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *