December 30, 2024
96121726488483-780x439-1-jpg.webp.webp


Në shënimin e Ditës së Demokracisë sot është mbajtur tryeza e diskutimit në Kuvend, “Zgjedhjet dhe teknologjia: Ndikimi në demokracinë moderne”, organizuar nga D4D dhe NDI.

Aty u tha se teknologjia është esenciale në organizmin e zgjedhjeve pasi përmirëson dhe lehtëson shërbimet që ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit, subjektet politike dhe me vëzhguesit e zgjedhjeve.

Ish-drejtori i NDI në Kosovë, Carlo Binda tregoi përfitimet e përdorimit të inteligjencës artificiale në procesin zgjedhor, mirëpo shtoi se për të siguruar që ai nuk minon bazat e demokracisë duhet të vendosen kornizat adekuate ligjore.

“Ka disa përfitime nga përdorimi i inteligjencës artificiale në zgjedhje, pavarësisht nëse jeni një komision zgjedhor që përdor inteligjencën artificiale gjeneruese, për shembull, për të zhvilluar materiale për edukimin e votuesve, kjo ju lejon shpejtë të prodhoni materiale të dobishme trajnimi për qendrat e votimit dhe punëtorët që mund të keni dhe dëshironi të punësoni.

Ka raste në Shtetet e Bashkuara ku disa nga shtetet janë bashkuar përmes një konsorciumi për të punuar me inteligjencën artificiale për të qenë në gjendje të bëjnë një kontroll të regjistrimit të votuesve dhe ta bëjnë atë proces shumë më efikas, ku zakonisht do të mbështeteshit në qeniet njerëzore dhe analizat njerëzore, tani mund të mbështeteni në inteligjencën artificiale.

Por kornizat, kornizat ligjore duhet të jenë të vendosura për të siguruar që përdorimi i inteligjencës artificiale nuk po minon bazat e shprehjes demokratike dhe në Shtetet e Bashkuara, MB, ata tashmë kanë filluar të trajtojnë legjislacionin dhe politikat rreth përdorimit të AI, veçanërisht në procesin demokratik”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se megjithëse digjitalizimi ndihmon procesin zgjedhor, kjo e fundit nuk guxon tërësisht të varet nga teknologjia.

“Teknologjia është esenciale në kuptimin e organizimit të zgjedhjeve, madje edhe qenësore përtej dëshirës sonë. Në masë të madhe imponohet në kuptimin e zhvillimeve të gjithmbarshme dhe ambientimi që ndodh shoqërisë dhe vet qytetarëve me teknologjinë. Teknologjia sikurse çdo aspekt tjetër i procesit zgjedhor i ka përparësitë dhe mangësitë….

Në raport me zgjedhjet teknologjia është e dobishme sidomos në regjistrimin e votuesve, ndarjen e zonave zgjedhore, trajnimin e zyrtarëve të administrimit të zgjedhjeve dhe veçmas për partitë politike në kuptimin e mesazhit elektoral. Kosova është përpjekur të ecë në drejtimin e përfshirjes së teknologjisë në procesin e administrimit të zgjedhjeve, duke synuar të lehtësojë administrimin e zgjedhjeve, por natyrisht me një qasje të kujdesshme në kuptimin që garanton gjithëpërfshirës dhe siguri të procesit zgjedhor”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri, tha se digjitalizimin e administrimit zgjedhor e kanë pasur prioritet në reformën e miratuar zgjedhore.

“(Në kuadër të reformës zgjedhor) Kemi arrit me i adresu shumë të meta që kanë qenë në ligjin e kuar dhe që kanë qenë gjithmonë duke u rritur më shumë, pikërisht në ballafaqimin me të rejat e fundit që kanë sjell edhe rrjetet sociale dhe digjitalizimi. Digjitalizimi dhe IA janë një hap përpara dhe ne si shoqëri duhet ta ndjekim me legjislacion dhe rregulla, pasi ligji që ka qenë në fuqi ka pasur kuptim në vitin 2010 por në vitin 2024-2025 nuk ka kuptim. Ajo çka ofron teknologjia, mënyrën e regjistrimit, mënyrën e votimit, numërimit të votave është shumë me avancuar sesa ka qenë para 1 dekade”, theksoi Tahiri.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishte edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, i cili tha se ky institucion ka arritur t’i digjitalizojë shumë nga operacionet zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Tashmë është e ditur se teknologjia informative po bëhet çdo ditë e më shumë pjesë e pazëvendësueshme e proceseve zgjedhore në vende të ndryshme të botës dhe natyrisht edhe në Kosovë. Teknologjia informative ofron mundësi të shumta që i ndihmojnë institucioneve të menaxhimit të zgjedhjeve, siç është KQZ-ja, që të përmirësojnë efikasitetin e zgjedhjeve, transparencën dhe rrjedhimisht besueshmërinë e qytetarëve dhe të akterëve të tjerë në procesin zgjedhor…

Në javën e parë pas shpalljes të datës së zgjedhjeve, KQZ ka pranuar softuerin e zhvilluar me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Kosovë, përmes së cilit digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore, avancohen disa prej shërbimeve që ekzistonin më herët dhe përmbushen kërkesat e reja që dalin nga Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme. Përgjithësisht, përmes softuerit, KQZ do të përmirësojë dhe lehtësojë shërbimet që ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit, subjektet politike dhe me vëzhguesit e zgjedhjeve”, tha ai. /KP/



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *