October 7, 2024

Përndiqte prej kohesh një 29-vjeçare, arrestohet 47-vjeçari në Durrës

0


Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija”.

Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë, si dhe mbante armë zjarri pistoletë pa leje, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 47-vjeçari Kujtim Gashi.

Sekuestrohet një armë zjarri psitoletë me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjjthshme, bazuar në informacionin e marrë se një shtetas përndiqte prej disa muajsh një shtetase dhe se ai mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. G., 47 vjeç, banues në fshatin Shënavlash.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak.

Ky shtetas ka përndjekur një 29-vjeçare, për disa muaj, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.
29-vjeçarja ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *