October 7, 2024

Sylvinho: Një fitore e rëndësishme dhe e merituar

0


Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh i kënaqur pas triumfit të ekipit të tij ndaj Ukrainës, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën se si kuqezinjtë arritën të përmbysnin rezultatin në një ndeshje të vështirë.

“Është një fitore shumë e rëndësishme. Kjo është fitorja jonë e parë zyrtare pas asaj kundër Çekisë para shumë kohësh. Grupi që patëm në Evropian ishte i vështirë, por sot e treguam që jemi të aftë të fitojmë. Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë dhe kjo fitore ishte e merituar”, tha Sylvimho.

Ai vuri në dukje sfidën e përmbysjes së rezultatit në këto nivele të larta: “Është gjithmonë e vështirë të përmbysësh një ndeshje, shanset për ta bërë këtë janë shumë të vogla, sidomos kur luan kundër një kundërshtari kaq teknik dhe të fortë si Ukraina. Por ne treguam karakter, edhe pse për disa minuta pas pësimit të golit humbëm ekuilibrin. Më pas u rikthyem dhe fituam, gjë që është shumë pozitive për të ardhmen tonë në këtë turne”, shtoi trajneri brazilian.

Sa i përket ndeshjes së ardhshme kundër Gjeorgjisë, Sylvinho ishte i kujdesshëm: “Ende është herët për të folur për ndryshime. Sapo kemi përfunduar një ndeshje të vështirë me shumë shpenzim fizik. Nesër do të stërvitemi këtu para se të kthehemi në Tiranë dhe më pas kemi takimin e përbashkët dhe do të shohim gjendjen e lojtarëve. Ka pak kohë mes këtyre dy ndeshjeve, kështu që do të vlerësojmë nëse do të ketë nevojë për zëvendësime”, tha ai.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *