Nesër ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në orën 10:00 ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.
Gjatë mbledhjes, e cila është e para e Hoxhës, që ku mori postin e ministrit më 28 korrik, pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë.
Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision.