December 22, 2024
18-Korrik-asamblea1-905x395-1.jpg


Asamblea Kombëtare e PS-së mblidhet në orën 11:00 të 8 shtatorit ku priten vendime të rëndësishme. Anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së PS-së.

Gjithashtu në këtë mbledhje pritet të përcaktohet nëse do të ketë ose jo ndryshime të drejtuesve politikë të PS-së në qarqe.

Fjalën hapëse në mbledhjen e Asamblesë pritet të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Më pas fjala do i kalojë Kryeministrit Edi Rama për të vijuar më pas zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së PS-së.

Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të PS-së nga momenti kur delegatët e Kongresit votuan për përbërjen e forumit më të lartë vendimmarrës të forcës kryesore politike në vend.

Mbledhja e Asamblesë dhe vendimet që pritet të merren prej saj, janë të rëndësishme për shkak edhe të faktit se kemi hyrë në një vit zgjedhor dhe shumë nga zhvillimet dhe vendimet kanë lidhje pikërisht me mënyrën e organizimit dhe mënyrës se si socialistët do të ndërtojnë strategjinë e fushatës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *