October 7, 2024

Vizitë 24 orëshe/ Presidenti i Izraelit, Isaak Herzog do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë

0


Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog pritet të vizitojë dy vende të Ballkanit më 11 shtator, pra javën e ardhshme.

Herzog do të vizitojë brenda ditës, Serbinë dhe Shqipërinë. sipas asaj që bëjnë të ditur mediat izraelite, Herzog do të takohet me presidentin Vuçiç në Beograd, ndërsa në Tiranë do të takohet me presidentin Begaj dhe me kryeministrin Rama gjatë vizitës 24-orëshe.

Kujtojmë këtu edhe vizitën që mbajti shefi i CIA, Bill Burns një javë më parë, në Serbi, Bosnje dhe Kosovë ku u takua me krerët e këtyre vendeve.

Edhe në këto takime u diskutua për Izraelin dhe situatën e sigurisë në Ballkan.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *