December 22, 2024
download-6.jpg


Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, denoncon vendimin politik të mazhorancës qeverisëse mbi rritjen absurde me 500 efektivë të trupës policore me aktin normativ të buxhetit të shtetit 2024.

Më poshtë statusi i Telitit:

500 EFEKTIVË SHTESË PËR POLICINË E PUSHTETIT, POR TA HARROJNË SE DO MUND TË SHTYPIN PROTESTAT QYTETARE!
👉Fakt: Pak ditë më parë, qeveria miratoi Aktin Normativ të Buxhetit 2024, ku ndër të tjera është vendosur që “gardhet policore” të rriten edhe me 500 efektivë të tjerë.
⁉️I duhen Shqipërisë, rendit dhe sigurisë këta 500 policë shtesë apo i duhen thjesht qeverisë për tu mbrojtur nga zemërimi popullor?
⁉️Si mund të ndodhë që ndërkohë që popullata ulet si pasojë e shpopullimit, nga ana tjetër rriten numrat në rradhët e trupave policore?
⁉️Pse taksapaguesit duhet të paguajnë 5 milionë euro cdo vit për rrogat e këtyre efektivëve shtesë realisht të panevojshëm, ndërkohë që me këto para mund të ndërtonim cdo vit disa qendra shëndetësore apo kopshte e cerdhe?
❌Fakt: Në 11 vite cdo vendim i mazhorancës qeverisëse nuk është ndërmarrë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, zhvillimit, ekonomisë dhe aktorëve të tregut, por vetëm si e si të cimentojnë rrënjët e kalbura të keqqeverisjes.
🔷Zgjidhja sot është një dhe vetëm një, zgjedhje të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike. #osotokurrë



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *