October 7, 2024

Paralimpistja shqiptare që përfaqëson Italinë merr vëmendjen në Paris me maskën e saj

0


Paralimpistja shqiptare që përfaqëson Italinë, Arjola Dedaj, ishte shumë pranë të fitonte medalje në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”. 

Dedaj në kërcim së gjati në kategori T11, që është për garues gati tërësisht të verbër, përfundoi e katërta me kërcim 4.75 metra. Ishte vetëm një centimetër larg medaljes së bronztë, të cilën e fitoi spanjollja Alba Garcia Falagan. Të artën e mori uzbekja Asila Mirzayorova (5.24 metra) e të argjendtën kinezja Guohua Zhou  (4.91 metra). 

Dedaj vendosi rekord personal. Ndërsa paraqitja e saj në garën javën e kaluar bëri bujë, veçanërisht maska e saj e cila u komentua në shumë media.

Dedaj, e lindur në Tiranë, ka thënë se pasionin për maska e ka kultivuar për shumë vjet. Ajo foli për këtë gjatë një interviste dhënë në vitin 2017 për një medium italian. 

Dedaj garoi edhe në 100 metra vrapim në Paris, por u eliminua në rundin e parë. 

42-vjeçarja ka karrierë të bujshme në para-atletikë. 

Fitoi të artën Botërore në kërsim së gjati në vitin 2017. Ndërsa i ka edhe dy të argjendta e tri të bronzta evropiane. 

Në Lojërat Paralimpike në Paris u paraqit për herë të parë edhe Kosova me Grevist Bytyqin. Bytyqi garoi në 1500 metra vrapim, kategorinë T46, u eliminua në rrethin e parë. 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *