October 6, 2024

Hiqet memoriali për 4 policët e vrarë nga Dritan Dajti në Durrës, u inaugurua 1 muaj më parë

0


Shkulet memoriali i 4 policëve të vrarë nga Dritan Dajti në qytetin e Durrësit, 1 muaj pasi u vendos. 4 javë më parë në Durrës u inaugurua pllakata për 4 efektivët e rënë krye të detyrës më 7 gusht të vitit 2009. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari u përjetësuan në një nga rrugët kryesore të qytetit. Rruga në qytetin e Durrësit u riemërua si rruga “Dëshmorët e Kombit” në nderim të tyre.

Sot, 4 shtator 2024, memoriali në nder të 4 policëve të operacionales është hequr. Vepra e skulptorit Ardian Pepa e realizuar nën kujdesin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nuk është më. Aty kanë ngelur vetëm vidat.

Pllakata Per 4 Policet Ne Durres

Megjithatë, burime të Policisë së Durrësit thonë se memoriali është larguar sepse i ishin liruar vidat. Nuk dihet ende se kur do të rivendoset pllakata përkujtimore e 4 policëve, në rrugën Dëshmorët e Kombit të qytetit bregdetar.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *