October 7, 2024

Gabimi me mosvendosjen e rripit i kushton shtrenjtë 28-vjeçarit, testi e gjen me prani të drogës THC!

0


Shoferët po hasen me masat e shtuara dhe ndëshkimet e Policisë Rrugore, edhe për shkak të pajisjes që gjurmon dhe zbulon jo vetëm praninë e alkoolit, por edhe të drogës në gjak.

Shkon në 125 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Policia e Tiranës njoftoi sot (4 Shtator) se ka ndaluar një tjetër drejtues që nuk kishte vendosur rripin e sigurisë, teksa shfaqi edhe sjellje të dyshimtë. I proceduari është 28-vjeçari me inicialet D.D.

“Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit, si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtestuesin rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “THC”, njoftoi policia.

Efektivët bënë menjëherë kapjen dhe arrestimin në flagrancë e drejtuesit të automjetit, për veprën “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *