October 6, 2024

Tiranë/ Kryente manovra të rrezikshme në zona të banuara, dhe tentoi të korruptonte efektivin, arrestohet 28-vjeçari

0


Një 28-vjeçar me inicialet M. M., është arrestuar në kryeqytet pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv. Bëhet me dije se gjithçka ka nisur pasi i riu është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme në qendra të banuara duke u bërë rrezik për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugë. Gjithashtu ai qarkullonte pa vendosur rripin e sigurisë.

Njoftimi:

Shkon në 73 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Së fundmi një shtetas është arrestuar, përkatësisht shtetasi me iniciale, M.M. 28 vjeç i cili është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme në qëndra të banuara si dhe pa vendosur rripin e sigurisë duke u bërë rrezik për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *