October 6, 2024

“Shtatzënia nuk është faj…”, Mikela Pupa reagon pas kritikave në rrjet për kilet e shtuara gjatë pritjes së ëmbël…

0


Mikela Pupa, e cila është në pritje të ëmbël, është bullizuar nga komentuesit në rrjetet sociale për ndryshimet që ka pësuar trupi i saj. Si përgjigje për komentet e marra, Mikela tha se ndryshimet në shtatzëni janë normale, duke i dhënë edhe një mesazh.

Një vajzë personazh publik, publikon foto nga plazhi, në këmbët e saj shihen shenjat e para të celulitit, barku i rrumbullakosur dhe fytyra e fryrë. Komentet në rrjet janë masakruese, saqë vajza fillon dhe i kërkon fajet tek vetja për një proces ndryshimi normal në muajt e shtatzënisë.

Por turma e orientuar pas denigrimit, fyerjes dhe dëshirës për të bërë keq nuk mendon kaq gjatë. Kjo vajzë është e deformuar, kjo vajzë po ha shumë, kjo vajzë është një kafshë e frikshme që meriton të gjithë vrerin e stomakut të parazitërve që e gjejnë qetësinë e shpirtit kur rrjeshtojnë në tastierë lumin e sharjeve.

Këtë sulm në bllok me plota nota urrejtjeje e përjetova vetë në kurriz pak ditë më parë, vetëm se guxova të postoj një video, ku dukej qartë barku i shtatzënisë tashmë në muajin e 7-të. Dhe kjo na qenka faj? Në rregull, kostot e të qënurit një personazh publik shkojnë paralelisht me kënaqësitë që të jep ky status.

Ndoshta për këtë nuk reagojnë as shumica e personazheve përballë këtyre turmave. Por ama dikur duhet reaguar sepse shtatzënia është një bekim dhe ndryshimi fizik për atë që do të bëhet nënë është kaq i mikpritur, saqë vetëm urryesit e rrjeteve sociale nuk e kuptojnë. Prandaj herën tjetër kur të shkruani mendoni dhe shihni pak për rreth, mund të shihni dhe më keq nëse e keqja është thjesht shtatzënë”, shprehet Mikela.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *