Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Shkoder ku dyshohet se një person është vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambjentet e një lokali në zonën e Zdrales në qytetin e shkodres, ku viktime dyshohet se ka ngelur shtetasi Elis Rroshkodoli.
Deri Me tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në afërsi të rrugës Isuf Sokoli ne Shkodër ku u vra nje person. Elis Rroshkodol, një 35-vjeçar ka qene me precedent penal me pare, mesohet se ky shtetas është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi akuzohet për plagosje ne vitin 2023 ku ka theruar me thike pronarin e nje lokali ne Rumani. Mësohet se sherri ka nisur në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. 35-vjeçari shqiptar është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit. Gjithashtu ne vitin 2014 ka qene arrestuar ne belgjike per vjedhje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.
Autoritetet po punojne per zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.