Në periudhën që pason shteti do të përballet me dy sfida të mëdha – tentim të strukturave të brendshme për krijim të destabilitetit dhe tentim nga fqinji ynë lindor të na fusin në retorikën parazgjedhore, paralajmëron kryeministri Hristian Mickoski, duke u bërë thirrje qytetarëve të vendit, politikanëve, atyre të cilët edhe ia mendojnë të mirën atdheut dhe qytetarëve të mos biem në grackën e këtyre provokimeve.
Mickoski, i cili ndodhet në vizitë të parë zyrtare në Kroaci, në deklaratë për MIA-n beson se “ne kemi qëllimin tonë strategjik dhe e dimë se në cilën rrugë duhet të hapërojmë”.
“E dimë çka duhet të bëjmë, e dimë çka presin qytetarët prej nesh dhe duhet të reflektojmë atë që ata presin nga ne dhe për atë do të duhet të punojmë shumë çdo ditë, me përkushtim dhe më me rëndësi, ndershëm… Kështu që, nga këtu, nga Zagrebi, porosia ime është – ju lutem të synojmë drejt asaj që është në interesin tonë, të mos hyjmë në kurthin e interesave të strukturave të caktuarta krimenele brenda në vend dhe të mos hyjmë në kurthin e të futemi në fushatën dhe retorikën parazgjedhore tek fqinji ynë lindor”, deklaroi Mickoski.
Kjo estradë, në të cilën, siç nënvizoi Mickoski, do të tentojnë këto qendra të fuqisë përbrenda, por edhe nga jashtë vendit të na futin “duhet t’i shohim prej së larti, ata nuk e meritojnë vëmendjen tonë”.
Lidhur me reagimet nga MPJ bullgare se shteti po largohet nga eurointegrimet me deklaratën për rinegociim të Propozimit francez, Mickoski në deklaratë për MIA-n paralajmëron se ata do të tentojnë të na fusin në retorikën parazgjedhore dhe të shkaktojnë reagime nga ana jonë që ne të jemi të këqijtë.
“E dini, pas shumë peripecive atje janë caktuar zgjedhjet e shtata me radhë në tre vitet e fundit më 29 tetor më duket se ishin dhe politikanët e atjeshëm do të bëpjnë gjithçka që të na fuqin në retorikën e tyre parazgedhore dhe në atë mënyrë të shkaktojnë reagime nga ana jonë, me çka do të tentojnë të na portretizojnë tek miqtë tanë në komunitetin ndërkombëtar se ne jemi ata të këqinjtë, se ata janë të mirët dhe se në atë mënyrë praktikisht ne shkaktojmë zënkë, trazirë etj”, sqaroi Mickoski.
Qytetarët, nënvizoi Mickoski, dëshirojnë të jetojnë më mirë dhe për atë duhet të kryejmë reforma strukturore dhe të punojmë në sundimin e së drejtës.
“Luftë e ashpër me kriminelët në politikë, por edhe individët kriminelë të cilët për fat të keq gjatë viteve të kaluara janë të shumtë”, theksoi Mickoski.
Sfida e parë, sqaroi Mickoski është tentim i strukturave përbrenda në shtet të krijojnë destabilitet dhe trazira, në mënyrë që, si tha, ta mbrojnë “kapitalin e prëfituar kriminel”.
I pyetur nëse ka disponim në BE që të na e hapë pak derën” në rrugën tonë evropiane, Mickoski përsëriti se ka mënyrë, nëse me të vërtetë dëshirojnë të na shohin brenda.
“Unë edhe dje thashë edhe se do të përsëris, nëse ka disponim, ka edhe mënyrë, kjo është thënie e njohur të cilët e kanë thënë politikanë me shumë më tepër përvojë se unë dhe nëse me të vërtetë dëshirojnë, siç thonë, të na shohin brenda, atëherë ka mënyrë”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri Hristian Mickoski dje dhe sot po qëndron në vizitë të parë zyrtare në Republikën e Kroacisë me ftesë të kolegut të tij kriat, Andrej Plenkoviq. Në Zagreb, kryeminsitri Mickoski përveç me kryeministrin kroat, realizoi takim edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Millanoviq dhe me nënkryetarin e Saborit kroat, Zheljko Reiner.