Shakira e veçon Dua Lipën për projekte të ardhshme muzikore
1
Këngëtarja me famë botërore Shakira ka shprehur interes për një bashkëpunim të mundshëm me artisten shqiptare me sukses ndërkombëtar, Dua Lipa.
Gjatë një interviste në podcastin e Lele Pons, ajo është pyetur për artistët me të cilët do të donte të punonte në të ardhmen, ku mes emrave të përmendur ishte edhe Andrea Bocelli.
“Dua Lipa! Do të kisha qejf të bashkëpunoja me Dua Lipën”, ka thënë Shakira.
Ajo shtoi gjithashtu se Dua Lipa e zotëron shumë mirë gjuhën spanjolle, duke e vlerësuar aftësinë e saj gjuhësore dhe lidhjen me kulturën latine.