Luiz Ejlli habit fansat nga Turqia, takon “Ezelin” dhe bën deklaratën që po bën namin! – ekskluzivet

June 23, 2026


Këngëtari dhe fituesi i BBVIP 2, Luiz Ejlli, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të tij, këtë herë nga pushimet në Turqi.

Teksa po shijon disa ditë relaksi me familjen, Luizi ka ndarë me fansat një moment që ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ai është takuar me aktorin e njohur turk Kenan İmirzalıoğlu, i cili për publikun shqiptar njihet më së shumti për rolin e famshëm të “Ezelit”, një nga personazhet më të dashur të serialeve turke.

Në fotografinë e publikuar në Instastory, Luizi dhe aktori shfaqen krah për krah, të buzëqeshur dhe në atmosferë miqësore.

Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte përshkrimi që Luizi i vendosi fotos.

Me humorin që e karakterizon, ai shkroi:

“Ezel 2. Së shpejti”, duke e shoqëruar postimin me një emoji që shkel syrin.

Menjëherë pas publikimit, ndjekësit kanë shpërndarë masivisht foton, ndërsa nuk kanë munguar as komentet plot humor për takimin mes dy personazheve të njohur.

Postimi është bërë viral brenda pak orësh dhe po komentohet gjerësisht nga fansat e këngëtarit.



Source link