Dronin Soni Malajt nuk ia ka çuar Flor Mumajesi!
3
Një nga momentet që ka ngjallur më shumë reagime gjatë këtij sezoni të “Ferma VIP” ishte droni i dërguar për këngëtaren Soni Malaj, i cili u bë menjëherë objekt diskutimesh dhe aludimesh në rrjetet sociale.
Për javë me radhë, shumë ndjekës kanë spekuluar se pas surprizës qëndronte kantautori Flor Mumajesi, për shkak të raportit të njohur mes tyre dhe mesazheve simbolike që u interpretuan nga publiku.
Megjithatë, gazetari Elton Tozaj ka hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se droni nuk është dërguar nga Flor Mumajesi, por nga vetë produksioni i spektaklit.
Gjatë një lidhjeje televizive, Tozaj u shpreh se emri i Florit është përfshirë padrejtësisht në këtë histori, ndërsa shtoi se surpriza ka qenë pjesë e organizimit të programit.
“Dronin s’ia ka çuar Flori. Ia ka çuar produksioni. Flori nuk vajti në dasmën e Klajdi Harunit, paska gjetur kohën për t’i bërë dedikime Soni Malajt?”, deklaroi gazetari.
Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer diskutimet mbi një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni të “Ferma VIP”. Deri më tani nuk ka pasur një reagim publik nga Flor Mumajesi apo nga produksioni i spektaklit lidhur me pretendimet e ngritura nga gazetari.