Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, videoklipi prek zemrat e fansave! (VIDEO) – ekskluzivet

June 20, 2026


Një tjetër projekt i lënë pas nga këngëtari i ndjerë Shpat Kasapi ka parë dritën e publikimit, duke emocionuar fansat dhe të afërmit e artistit.

Bëhet fjalë për këngën “Nana”, e cila është publikuar zyrtarisht dhe vjen si pjesë e projekteve që familja e tij ka vendosur t’i sjellë para publikut edhe pas ndarjes së tij nga jeta.

Pak ditë më parë, bashkëshortja e tij, Selvija, kishte paralajmëruar se së shpejti do të publikoheshin materiale të papublikuara të këngëtarit, duke mbajtur kështu gjallë kujtimin dhe trashëgiminë artistike që ai la pas.

Kënga është pritur me shumë emocione nga admiruesit e Shpat Kasapit, të cilët kanë pasur mundësinë të dëgjojnë sërish zërin e artistit që la gjurmë në muzikën shqiptare.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe videoklipi i projektit. Përmes Inteligjencës Artificiale janë krijuar skena prekëse, ku Shpati shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke i dhënë këngës një dimension emocional edhe më të fortë.

“Nana” është vetëm një nga projektet që pritet të publikohen në vijim, ndërsa familja ka bërë të ditur se publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë edhe këngë të tjera të lëna nga artisti.



Source link