“Parashikova ndarjen e tyre…”/ Si ishte përballja e Juelës me Mateon dhe Brikenën?
18
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”. Në një moment Françeska Rustemi e pyet në lidhje me marrëdhënien e saj me Brikena Selmanin dhe Mateo Borrin.
Juela shprehet se ka marrëdhënie korrekte dhe iu uron shumë suksese të dyve. Por jo vetëm kaq, pasi nuk lë pa i ngacmur në lidhje me ndarjen, duke thënë se e kishte parashikuar.
Pjesë nga biseda:
Françeska: Si është marrëdhënia mes teje, Brikenës dhe Mateos?
Juela: Unë mendoj korrekte, civile. Si mendon ti Brikena? Nga ana ime është korrekte gjithçka.
Brikena: Unë kam thënë që Big Brother ka përfunduar, i kam mbyllur të gjitha aty, kështu që kam respekt për Juelën. I uroj të gjitha të mirat.
Juela: Unë i uroj shumë suksese si Brikenës dhe Mateos, realisht.
Mateo: Nuk kemi pasur asnjë kontakt pas Big Brother, nuk kemi ndonjë far shoqërie, por i uroj gjithë të mirat dhe shpresoj të ketë suksese të projektet e saj.
Juela: Për sa i përket Mateos dhe Brikenës, siç edhe e kisha parashikuar, unë do këndoj këngën ‘Gjërat kanë ndryshuar’.
Mateo: Neve na e ke dedikuar?
Brikena: Juela, nëse do me e ndez këngën tënde duke na përmendur emrat, bujrum
Juela: Është kënga e Elvanës, jo e imja.