Remzie Osmani eskalon në dasmën e vajzës së Shkurte Fejzës, gjuan mikrofonin
1
Dasma e Agnesës, vajzës së vogël të Shkurte Fejzës, u shoqërua me shumë muzikë dhe atmosferë festive, por një moment i papritur mori gjithë vëmendjen e rrjetit.
Këngëtarja Remzie Osmani u ndalua nga një gazetare, e cila e pyeti për Mihrije Brahën. Pyetja duket se e ka nervozuar artisten, e cila reagoi ashpër duke ia hedhur mikrofonin gazetares dhe duke e quajtur “gubajk”.
Pamjet e këtij momenti u përhapën me shpejtësi dhe u bënë ndër më të komentuarat nga dasma e madhe e Agnesës. Reagimi i Remzie Osmanit tërhoqi vëmendjen e publikut,shkruan Kosovarja.
Gazetarja tha se u kërcnua nga artistja nese pamjet publikohen, por ajo prap se prap i bëri virale.