Maris Hotel, destinacioni luksoz që ofron pamje magjepsëse mbi Adriatikun

June 18, 2026


 I pozicionuar në Liman, hoteli dallon për arkitekturën moderne, ambientet elegante dhe panoramën mbresëlënëse që shtrihet drejt detit dhe Qytetit të Vjetër të Ulqinit.

Për mysafirët, çdo ditë nis me pamjen spektakolare të lindjes së diellit, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga tingujt e valëve dhe perëndimet që e bëjnë qëndrimin edhe më të veçantë. 

Dhomat dhe suitat janë konceptuar me kujdes, duke ndërthurur dizajnin bashkëkohor me komoditetin maksimal. Çdo hapësirë është menduar për të garantuar privatësi, rehati dhe një atmosferë relaksuese për vizitorët.

Falë pozicionit të tij, vetëm pak minuta larg brigjeve të kristalta të Limanit, Maris Hotel konsiderohet një zgjedhje ideale për çifte, familje dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë pushime larg zhurmës së përditshme, në një ambient ekskluziv pranë detit.

Përtej akomodimit luksoz, hoteli vlerësohet edhe për shërbimin profesional dhe mikpritjen e ngrohtë, elemente që e kanë shndërruar atë në një nga adresat më të preferuara për pushuesit që vizitojnë Ulqinin.

Për më shumë informacione dhe rezervime, të interesuarit mund të ndjekin profilin zyrtar në rrjetet sociale, @maris.hotel, ku publikohen pamje nga ambientet e hotelit, dhomat dhe panoramat që e bëjnë këtë destinacion një prej perlave të bregdetit të Ulqinit.






Source link